E ardhmja e Ukrainës është në NATO, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në atë vend që nga fillimi i pushtimit rus.
“Për të qenë të qartë, Ukraina ka fituar vendin e saj në familjen euro-atlantike. Vendi i merituar i Ukrainës është në NATO dhe me kalimin e kohës mbështetja jonë do t’ju ndihmojë ta bëni këtë të mundur,” tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton Reuters.
Stoltenberg premtoi se NATO do të vazhdojë të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë, duke shtuar se anëtarët e Aleancës deri më tani kanë trajnuar dhjetëra mijëra ushtarë ukrainas dhe kanë ofruar 65 miliardë euro ndihmë ushtarake, transmeton Fol Drejt.