Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg u tha gazetarëve në Lituani se “Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë”.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Samitin e Aleancës Ushtarake, ai i tha Zelensky: “Mezi pres ditën që të takohemi si aleatë”.
Ndërsa Zelensky tha se rezultatet e samitit të NATO-s janë të mira me aleatët që premtojnë më shumë paketa mbrojtëse, ai tha se një situatë ideale do të kishte qenë një ftesë për Kievin për t’u bërë anëtar i aleancës./FolDrejt/