Vendet perëndimore duhet të jenë të kujdesshme dhe të mos krijojnë një varësi të re nga Kina në periudhën kur furnizimi me energji ruse refuzohet për shkak të luftës në Ukrainë, paralajmëroi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Ne shohim se Kina po bën përpjekje në rritje për të vendosur kontrollin mbi infrastrukturën tonë kritike, zinxhirët e furnizimit dhe sektorët kryesorë industrialë”, paralajmëroi Stoltenberg gjatë një vizite në Spanjë dhe u bëri thirrje aleatëve që të forcojnë qëndrueshmërinë e vendeve dhe infrastrukturës së tyre, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.