Me një buzëqeshje “hollivudiane” duhej ta lëshonte stomatologun një 58 vjeçare nga Hamburgu. Por trajtimi i saj përfundoi me dhimbje të mëdha dhe heqjen e 19 dhëmbëve të shëndoshë, shkruan “Die ëelt”. Për këtë arsye duhet të dalë përpara gjykatës stomatologu, përcjell foldrejt.com.
Stomatologu i kishte premtuar implante të reja për 18 mijë euro, kurse ishte gënjyer se 19 dhëmbët e saj ishin tërësisht “të shkatërruar”.
Të nesërmen ajo ju nënshtrua një operacioni tetëorësh për heqjen e 12 dhëmbëve të shëndoshë. Më pas ajo kishte dhimbje të jashtëzakonshme. Për të mos marrë mësim nga kjo, ajo ju nënshtrua edhe operacionit të dytë për largimin e shtatë dhëmbëve tjera. Kësaj here dhimbjet e drejtuan drejt një mjeku tjetër – ku mësoi të vërtetën – se dhëmbët më parë i kishte pasur të shëndetshëm.
Tashmë stomatologu akuzohet për katër raste të ngjashme dhe duhet ti përgjigjet Gjykatës./Foldrejt.com