Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg vendosi t’i paguajë një dëmshpërblim prej 12 mijë eurosh një njeriu që paditi shtetin e Kroacisë për shkelje të së drejtës për ndalimin e torturës dhe trajtimit çnjerëzor, pasi u arrestua në vitin 2011 për sulmin ndaj një oficeri policie.
I arrestuari ka pohuar se efektivët e policisë e kanë rrahur rrugës për në komisariat, por policia ka deklaruar se i arrestuari, i cili ka qenë i “pranguar”, ka dalë nga furgoni i policisë dhe ka goditur me kokë në tokë.
“Të nesërmen, pas zgjimit, burri është liruar nga paraburgimi, nga ku ka shkuar për kontroll mjekësor, ku është konstatuar se ka thyerje të hundës dhe brinjëve, mavijosje nën të dy sytë, në të dy krahët dhe në anën e majtë të trupit”, njoftoi zyra kroate, raporton Srna./FolDrejt/