Në Strugë është shpallur epidemia e fruthit, për shkak të numrit të madh të të infektuarve, informojnë nga Shëndeti Publik, Ohër.
“Kjo nënkupton se prindërit nga Struga duhet t’i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe t’i përmbahen kalendarit të vaksinave”, deklaroi Jovanka Korveshovska, epidemiologe nga Qendra për Shëndet Publik, Ohër.
Numri i të prekurve nga fruthi në Strugë, mbetet në 24, por kompetentët presin raste të reja në 3-10 ditët e ardhshme. Rekomandojnë dezinfektim dhe kontroll të shkollave dhe kopshteve në qytet. Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore, përfshi edhe 6 fëmijët më të vegjël se 12 muaj, të cilët nuk janë vaksinuar.
Numri i të infektuarve në Dibër për momentin arrin në 18 dhe deri të premten do të mësohet se do të shpallet edhe atje epidemi e fruthit ose jo. Gjendja më e mire është në Ohër ku deri në këto momente vetëm tre persona janë të prekur nga fruthi.