Takimi ndërmjet të dërguarit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach dhe Kryeministrit Albin Kurti, ka filluar para pak minutash.
Pas takimit me kryeministrin, Peach do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Më 2 dhjetor 2021 Mbretëria e Bashkuar emëroi Stuart Peach të Dërguar të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.