Edhepse në fillim studentët i refuzuan protestuesit e “Astirit” me preteksin se këta të fundit ishin të politizuar, sot ata janë bashkuar për të demonstruar përballë kryeministrisë, shkruan foldrejt.com.
Të gjithë së bashku po protestojnë tashmë si për kërkesat e studentëve, edhe për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në zonën e “Astirit”, të prekura nga projekti i “Unazës së madhe”.
Studentet kanë disa javë që po protestojnë kundër qeverisë Rama, duke kërkuar tetë kushte. Ata nuk duan të dialogojnë me kryeministrin./Foldrejt.com