Unioni i studentëve të FSI-së ka hapur ekspozitë për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës
Këtë e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.
Punimet në ekspozitë janë realizuar nga studentët e Fakultetit të Studimeve Islame. Këto punime paraqesin anën fetare e kulturore, parë nga prizmi i studentëve.