Studentët në Shqipëri, po kërkojnë mbështetje më të madhe financiare nga institucionet e vendit, shkruan Fol Drejt.
Sipas mediave në Shqipëri, në prag të nisjes së vitit të ri akademik, ata po kërkojnë nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Kryeministri Edi Rama një mbështetje financiare mujore, me nga 100 euro për çdo studentë.
Ata kanë hapur një peticion online në portalin “Studentët Denoncojnë” për të mbledhur nënshkrimet, ndërsa deri më tani janë mbledhur më shumë se 6000 sosh.
Në kërkesën zyrtare që studentët e kanë nisur në adresë të kryeministrit dhe ministres, kërkojnë që qeveria të ndërmarrë hapat e nevojshme për të krijuar një buxhet të posaçëm për studentët, pasi kostoja e jetesës është shtrenjtuar tej mase, me qiratë që kanë shkuar minimalisht 300 euro, për qiramarrësit./FolDrejt/