Një grup studentësh migrantë iu desh të anulonin udhëtimin e tyre në terren pasi u fyen dhe u kërcënuan në mënyrë racore nga ekstremistët e krahut të djathtë në shtetin lindor të Brandenburgut, thanë autoritetet të hënën, transmeton Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Ministrja e Arsimit e Berlinit, Katharina Gunther-Wunsch tha se nxënësit nga shkolla Lina Morgenstern u kthyen në mënyrë të sigurtë në qytet dhe atyre iu ofrua mbështetje psikologjike pas incidentit racist.
“Dëshiroj të falënderoj administratën e shkollës dhe mësuesit që ishin me nxënësit dhe morën vendimet e duhura atje”, tha ajo në një deklaratë.
Sipas gazetës BZ, rreth 20 studentë të moshës nga 15 deri në 16 vjeç, ishin në një udhëtim studimi me mësuesit e tyre kur incidenti racist ndodhi në një kamping pranë liqenit Frauensee.
Sipas raportit, një grup ekstremistësh të krahut të djathtë në zonën e kampit fillimisht bërtitën sharje raciste kundër studentëve dhe më pas i kërcënuan me dhunë dhe disa prej tyre u përpoqën të hynin edhe në hostelin ku studentët po qëndronin.
Mësuesit iu desh të anulonin udhëtimin studimor për sigurinë e nxënësve dhe të gjithë u larguan nga kampingu me shoqërimin e policisë mbrëmjen e së shtunës.
Gjermania ka qenë dëshmitare e rritjes së racizmit vitet e fundit, e nxitur nga propaganda e grupeve dhe partive të ekstremit të djathtë, të cilat kanë shfrytëzuar krizën e refugjatëve dhe janë përpjekur të nxisin frikën nga emigrantët.
Neo-nazistët dhe ekstremistët e krahut të djathtë kryen të paktën 1,138 sulme të dhunshme vitin e kaluar. Të paktën 478 persona u plagosën në këto sulme, sipas shifrave zyrtare. /FolDrejt/