Studentët nga Universiteti i Amsterdamit të cilët po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë studimore janë takuar sot me zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, raporton Fol Drejt.
“Sot përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë kanë pritur në takim një grup të studentëve dhe profesorëve nga Universiteti i Amsterdamin, të cilët po qëndrojnë për një vizitë studimore në Kosovë.”, shkruan në njoftimin e MD-së.
Para studentëve të së drejtës ndërkombëtare u prezantua roli dhe kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë si dhe iniciativat e Ministrisë për Reformën në Drejtësi.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë falenderuan profesorët dhe studentët e Universitetit të Amsterdamit për interesimin dhe pyetjet e diskutimin e frytshëm gjatë takimit. /FolDrejt/