Disa qindra qytetarë janë mbledhur në platonë pranë Fakultetit Filozofik të Beogradit, me ftesë të studentëve të universitetit që kundërshtojnë pranimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, shkruan Danas, përcjell Fol Drejt.
Pas takimit në plato ata do të shkojnë tek Gjykata Kushtetuese.
Protesta “Studentët për Kosovën” është organizuar edhe javën e kaluarnga Bordi i Iniciativës Studentore i Universitetit të Beogradit dhe grupi “Rinia Serbe për Kosovën”.
Ata kërkojnë që në Ohër të refuzohet publikisht dhe tërësisht propozimi i BE-së, vendimi për braktisjen e plotë të negociatave dhe përfundimin e vlefshmërisë së të gjitha negociatave që rezultojnë nga negociatat nën kujdesin e BE-së për, siç thonë ata, qëndrimin jo objektiv të BE-së si dhe injorimin e Rezolutës 1244 dhe fillimin e negociatave nën kujdesin e OKB-së. /FolDrejt/