Studentët turq kanë marrë vendin e parë në garat europiane të fizikës, ku kësaj here mbaheshin në Riga të Lituanisë.
Në garë merrnin pjesë 35 shtete, kurse Turqia përfaqësohej nga garuesit Yunus Emre Parmaksız, Alkın Kaz, Abdurrahman Hadi Ertürk, Kutay Akın dhe Bajram Alp Shahin. Tre të parët fituan medaljen e artë, kurse të tjerët medaljen e argjentë. Sëbashku për vendin e tyre rrëmbyen 136.5 pikë. Në vedin e dytë ishte Estoania, me shumë më pak pikë, 117.8 ndjekur nga Sllovenia 112.3, Bullgaria 107.4 dhe Singapuri 106.6. Shteti i fundit ishte i ftuar, pavarësisht se nuk është vend europian./Foldrejt.com