Studentët në qytetin Kharkiv, i cili është nën kontrollin e Ukrainës por pranë kufirit me Rusinë, po mësojnë për eksplozivët dhe jelekët antiplumb.
Ata gjithashtu kanë praktikuar edhe stërvitje evakuimi.
Qyteti është shtëpia e fabrikave të tankeve, avionëve dhe traktorëve dhe është 40 kilometra larg nga Rusia.
“Kemi filluar më shpesh t’i bëjmë këto stërvitje për fëmijët, për të parandaluar situata të tilla si kur fëmijët lëndohen ose, Zoti na ruajt, vdesin”, tha specialisti i mbrojtjes civile, Oleksandr Shevchuk.
“Ne i lëmë t’i provojnë uniformat tona, jelekët antiplumb dhe helmetat. I tregojmë se çfarë mund të jenë sendet shpërthyese, në mënyrë që ata të ndërgjegjësohen për situatat që mund t’u ndodhin”.
Studenti Nazar tha: “Kjo është mjaft e rëndësishme, duke pasur parasysh situatën që po zhvillohet përgjithësisht midis Ukrainës dhe Rusisë. Po, është e frikshme, shumë e frikshme”, përfundoi ai.