19-vjeçari ukrainas, Maxsym Lutsyk, ka lënë pezull universitetin dhe doli vullnetarisht për të luftuar.
Javën e kaluar ai bëri një udhëtim të vështirë jashtë vijës së frontit të Donbasit, duke përdorur rrugët e pasme gjatë natës për të shmangur zjarrin e artilerisë, për të marrë furnizime për njësinë e tij dhe për të treguar se si ka qenë të luftosh me rusët.
Për tre javë, Maxsym dhe shokët e tij kishin luftuar për të mbajtur kontrollin e një pozicioni që ata e quanin Serber. Ishte në një ish-fabrikë të shkatërruar në Rubizhne, një qytet që përfundimisht ra në duart e rusëve.
“Ishte si ferr. Nuk kishte pozicione të mira për t’u mbrojtur. Ne kishim qenë në llogore, ndonjëherë strehimore nga koha sovjetike dhe një stacion zjarri”.
Njësia e tij ishte në shënjestër të zjarrit me tanke rreth 25 herë në ditë, thotë ai.
“Një nga miqtë e mi u vra atje dhe ndoshta 10 ose 15 djem u plagosën rëndë”.
Maxsym, student i biologjisë dhe shoku i tij i universitetit Dmytro Kisilenko, një 18-vjeçar që studion për ekonomi, ishin regjistruar për të luftuar menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e saj.
“Ne nuk mund të takojmë gratë, të dashurat, fëmijët tanë. Ne nuk mund të bëjmë punën tonë, siç bënim para pushtimit. Por të gjithë e kuptojnë se ne kemi një mision më të rëndësishëm tani. Dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë këtë duke i rritur fëmijët tanë, gratë dhe të dashurat do t’i puthim shumë herë, por pas luftës”, tha Maxsym.
“Është shumë e vështirë të kuptosh që disa nga shokët e tu kanë vdekur në krahët e tu, është e vështirë të jetosh me këtë fakt… dhe kur u larguam nga Rubizhne, ishte e vështirë për të kuptuar se kemi humbur betejën për këtë fabrikë, për një nga qytetet kyçe të rajonit të Luhanskut”.
Pavarësisht përparimeve ruse, Maxsym ruan një vendosmëri të hekurt për të luftuar. Miku i tij Dmytro, i cili luftoi në betejën për Kievin, ndodhet në kryeqytet. Meqë ishin studentë, shërbimi në Donbas nuk është i detyrueshëm.
“Për sa kohë që është e nevojshme të mbajmë, ne jemi gati të ngrijmë në llogore, të humbasim dëgjimin. Jemi gati edhe të vdesim atje, por do të fitojmë aq kohë sa duhet që e gjithë bota e qytetëruar të mundë Rusinë në mënyra jo ushtarake”, shtoi ai.
Ai nuk ka kohë për njerëzit që e quajnë veten aleatë të Ukrainës, të cilët thonë se duhet të shkëmbejnë territorin për një lloj akomodimi me Rusinë e Vladimir Putinit.
“Unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë për të bërë një marrëveshje me Putinin. Putini kupton vetëm gjuhën e plumbave, gjakut, krimeve të luftës dhe diçka tjetër. Është e pamundur të thuhet merre këtë pjesë të tokës dhe lufta do të përfundojë”.
Maxsym ka se prindërit e tij e mbështesin atë për vendimin që ka marrë.
“Tani prindërit e mi më kuptojnë 100%. Unë përpiqem t’i telefonoj sa herë që mundem. Mamaja ime dërgoi një uniformë për mua dhe vëllezërit e mi. Babai është 65 vjeç dhe shumë i vjetër për të luftuar. Ata më kuptojnë, më mbështesin mendërisht dhe financiarisht”.
Maxsym është kthyer në një ushtar të vijës së parë, i angazhuar ai beson në misionin e jetës së tij.
“Ne po luftojmë për lirinë e të gjithë botës, të gjithë botës së qytetëruar dhe nëse dikush mendon se është një luftë ukrainas-rusë, nuk është. Është lufta e dritës dhe errësirës midis Rusisë dhe gjithë botës”./FolDrejt/