Sipas një studimi të ri, kimikatet potencialisht toksike (PFAS) që gjenden në produktet e përditshme, duke përfshirë mbështjellëset e ushqimit të shpejtë, grimin dhe tapetin, po ndryshojnë hormonet dhe metabolizmin e njerëzve duke ndikuar në zhvillim dhe rritje.
Studiuesit analizuan mostrat e marra nga fëmijët e vegjël, adoleshentët dhe të rinjtë, të cilët të gjithë kishin një përzierje të përbërjeve të ndryshme substancash në gjakun e tyre.
“Ekspozimi ndaj një kombinimi të PFAS prishi metabolizmin dhe ndryshoi funksionin e tiroideve tek fëmijët”, thotë autori kryesor Jesse Goodrich, profesor në Universitetin e Kalifornisë.
Që fëmijët të zhvillohen siç duhet, tiroidja prodhon dy hormone kyçe që luajnë një rol në kontrollin e presionit të gjakut dhe mënyrën se si trupi prodhon dhe përdor proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet.
“Ky studim po bën një analizë të thellë se si ekspozimi ndaj PFAS nuk po ndikon vetëm në nivelet e hormoneve tek njerëzit, por gjithashtu ndikon në rrugë të ndryshme metabolike”, thotë David Andrews, shkencëtar.
“Ndryshimet mund të jenë tregues i një sërë rezultatesh të ndryshme shëndetësore në të ardhmen për fëmijët, si rritja e ndjeshmërisë ndaj obezitetit, rezistenca ndaj insulinës, rritja e rrezikut për sëmundje të mëlçisë dhe potencialisht kancer”, thotë Andrews.
Çfarë janë PFAS?
Në përdorim që nga vitet 1950, PFAS janë kimikate që shumica e njerëzve kanë në gjakun e tyre.
Shpesh të quajtura “kimikate përgjithmonë” sepse ato nuk shpërbëhen lehtësisht në mjedis, PFAS përdoren në paketimin e ushqimit për të parandaluar që mbështjellësja të ngjitet me yndyrën.
Kimikatet përdoren gjithashtu për të bërë qilima, veshje dhe mobilje rezistente ndaj njollave.
Shqetësimi publik çoi në një angazhim nga prodhuesit në 2008 për të hequr gradualisht përdorimin e këtyre dy kimikateve në produktet por përsëri njerëzit janë të ekspozuar.
Çfarë mund të bëjnë prindërit për të mbrojtur fëmijët?
Ka mënyra për të reduktuar ekspozimin ndaj PFAS në shtëpi. Një prej tyre është të vendosin filter uji në rubinet.
Gjithashtu ekspertët sugjerojnë që të përdoren produkte inoksi dhe qelqi.
“Mos hani kokoshka në mikrovalë ose ushqime të yndyrshme të mbështjella me letër dhe mundohuni sa më shumë të shmangni ushqimet e paketuara”./FolDrejt/