Një hulumtim i zhvilluar nga një grup shkencëtarësh zbuloi se gjumi prej 6 deri 7 orë natën mund të jetë më e dobishme për shëndetin e zemrës.
Në hulumtimin e prezantuar në sesionin shkencor të shoqatës mjekësore Kolegji Amerikan i Kardiologjisë, personat që flenë 6-7 orë natën, në krahasim me ata që flenë më pak ose më shumë, kanë nivel më të ulët të rrezikut nga sulmi në zemër dhe goditje në tru.
Hulumtuesit kanë analizuar informacionet e 14.079 personave të moshës së mesme që kanë marrë pjesë në anketën Kombëtare të Shëndetit dhe Ekzaminimit të Ushqyerjes mes viteve 2005-2010 në SHBA, duke i ndarë pjesëmarrësit në 3 kategori sipas kohëzgjatjes së gjumit të natës.
Më pas, hulumtuesit kanë ekzaminuar rrezikun e pjesëmarrësve për sëmundje të zemrës të lidhur me okluzion vaskular, duke përcaktuar se ka një lidhje të rëndësishme mes kohëzgjatjes së gjumit dhe shëndetit të zemrës.
Mjeku i Spitalit “Henry Ford”, Kartik Gupta, i cili njëherësh është edhe lideri i ekipit hulumtues tha se duke marrë parasysh faktorët që shkaktojnë sëmundjen e zemrës, gjumi përgjithësisht neglizhohet. Ai tha se si rezultat i hulumtimit kanë zbuluar se personat që flenë më pak se 6 orë ose që flenë më shumë se 7 orë kanë rrezik më të madh të vdekjes nga sëmundjet e zemrës.
Në hulumtim gjithashtu u theksua edhe rëndësia e cilësisë dhe thellësisë së gjumit.