Përfundimi i rasteve pozitive me virusin Covid-19 dhe heqja e masave nuk po shihet si pozitive edhe për Kinën.
Në Kinë, heqja e papritur e regjimit të rreptë të masave kundër koronës mund të çojë në pothuajse dy milionë vdekje të tjera në dy muajt e ardhshëm, sipas një studimi të ri amerikan, përcjell Fol Drejt.
Studimi i Qendrës së Kancerit Fred Hutchinson në Seattle, Washington, u bazua në të dhënat e vdekshmërisë të publikuara nga universitete individuale në Kinë, si dhe në të dhëna në internet.
Studimi, i publikuar të enjten, tha se rritja e vdekjeve tejkaloi shumë shifrat zyrtare nga qeveria kineze, e cila vlerësoi në janar se 60,000 njerëz kishin vdekur nga virusi në spital që kur strategjia e tolerancës zero u braktis një muaj më parë./FolDrejt/