Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Sëmundjet Addictive (EMCDDA), me seli në Lisbonë, prezantoi sot rezultatet e testeve nga 104 qytete evropiane, nga të cilat rezulton se kokaina është një drogë gjithnjë e në rritje në Evropë.
Gjurmët më të shumta të drogës janë gjetur në mostrat nga Belgjika, Spanja, Portugalia dhe Holanda, raporton Reuters.
Shkencëtarët kërkuan kokainë, amfetamin, mempfetamin, ekstazi, ketaminë dhe kanabis në ujërat e zeza dhe arritën në përfundimin se konsumi i drogës është në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme kur u krye ky hulumtim, transmeton Fol Drejt.