Shkencëtarët botërorë janë njëzëri se viruset të cilat shkaktojnë sëmundjen e mushkërive qëndrojnë të parrezikshëm për fëmijët. Kjo përkundër faktit, që sëmundja mund të përhapet njëlloj si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit, shkruan SPIEGEL, përcjell foldrejt.com.
Nga një analizë me 391 persona të sëmurë së fundi me Covid-19 (Virusi Korona), rezultatet janë si vijojnë:
- 91 përqind e të prekurve kishin simptoma të lehta ose të mesme.
- Mesatarisht ata ishin 45 vjet, pra pak më të vjetër sesa mosha mesatare.
- Gratë ishin më të prekura sesa burrat.
- Më shumë se gjysma vlejnë ndërkohë si të rikuperuar.
- Mesatarisht kalojnë 32 ditë, derisa personat rikuperohen.
Poashtu, nga 1286 njerëz të cilët kanë qenë në kontakt me të infektuarit me Sars-CoV-2, më vonë shtatë deri tetë përqind e tyre janë infektuar poashtu me virusin – kjo pavarësisht viteve.
“Fëmijët infektohen njëlloj si të rriturit, por ata nuk sëmuren,” thotë njëri nga autorët e studimit, Justin Lessler nga Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health in Baltimore.
Virusi Korona: Virozat Korona janë një familje virusësh, që shpesh janë edhe të parrezikshme për njerëzit. Virusët e rinj, mbajnë emrin e përgjithshëm Korona, derisa të merr emrin e përveçëm më vonë.
Sars-CoV-2: Organizata Botërore e Shëndetetësisë arteve të reja të viruseve ua ka vendosur emrin “Sars-CoV-2” (‘Severe Acute Respiratory Syndrome’-Coronavirus-2).
Covid-19: Nga Sars-CoV-2 ka dalur edhe “Covid-19” (Coronavirus-Disease-2019). Pra pacientët të sëmurë me Covid-19 në fakt kanë virusin dhe simptomat e Sars-CoV-2.
Njerëzit të cilët kanë qëndruar në shtëpi dhe kontakt të ngushtë me persona të sëmurë me Covid-19, në fakt kanë gjashtë herë më shumë gjasa të sëmurën sesa ata të cilët e takojnë personin e sëmurë jashtë shtëpisë. Udhëtimi gjithashtu rrit mundësinë e infektimit.
Edhe njëherë te fëmijët: ata që janë ndër dhjetë vjet, thuajse se nuk kanë asnjë simptomë. Ngjashëm edhe ata që janë ndër 20 vjet, kalojnë me simptoma të lehta. Kjo lidhet se viruset sulmojnë zakonisht qelizat e trupit, që te mosha e re janë shumë më të fuqishme.
Por në fakt, virusi mund të jetojë më gjatë te fëmijët dhe bile mund të infektojë të tjerët që rrinë pranë fëmijëve. Andaj ndërprerja e shkollave është e domosdoshme dhe fëmijët pas shkollave është mirë të qëndrojnë të vetizoluar. Pasi ata, edhepse s’kanë asnjë simptomë, mund të mbartin me vete virusin Covid-19 që do mund të infektonte shumë të rritur./Foldrejt.com