Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se Universiteti i Regensburgut do të ofrojë mundësi që studentët të mësojnë gjuhën shqipe.
Ajeti theksoi se kjo është një mundësi unike për të gjithë studentët, që janë të interesuar për studimin e gjuhës shqipe dhe për të thelluar njohuritë e tyre të një prej gjuhëve më të vjetra evropiane.
Universiteti i Regensburgut është bërë i treti në Gjermani që ofron studime të gjuhës shqipe.
“Universität Regensburg është tani universiteti i tretë në Gjermani, pas atij Ludëig-Maximilians-Universität München dhe Universität Jena, që ofrojnë studime të gjuhës shqipe”, shkroi Ajeti.
“Kjo është një mundësi unike për të gjithë studentët, që janë të interesuar për studimin e gjuhës shqipe dhe për të thelluar njohuritë e tyre të një prej gjuhëve më të vjetra evropiane e me një histori të pasur dhe një kulturë të veçantë”.
“Ishte një kënaqësi që për nder të hapjes së studimeve shqiptare në Universitetin e Regensburgut, të mbaja një ligjëratë për profesorët dhe studentët e këtij universiteti dhe të bashkëbisedonim mbi prioritetet e Republikës së Kosovës në fushën e politikës së jashtme kulturore. Përkrahja ndaj gjuhës shqipe si një opsion studimi në universitetet të tilla do të vazhdojë të mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës”.
“Nëse jeni student apo një pasionant i gjuhës shqipe, ky është një shans që nuk duhet humbur. Le të përcjellim këtë lajm të mirë dhe të festojmë bashkë këtë hap të rëndësishëm në prag të Festave të Nëntori”.