Virusi që shkaktoi pandeminë Covid-19 ka shumë të ngjarë të ketë rrjedhur nga një laborator, por jo si pjesë e një programi të zhvillimit të armëve, sipas një studimi të përditësuar dhe konfidencial të vitit 2021 nga Departamenti i Energjisë i SHBA-së, dorëzuar në Shtëpinë e Bardhë dhe në SHBA, raportoi Wall Street journal’, transmeton Fol Drejt.
Gjetjet e reja të Departamentit, të cilat ndryshojnë nga studimet e mëparshme se si u shfaq virusi, u përfshinë në një përditësim të një dokumenti nga zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare Avril Haynes.
Më parë, Byroja Federale e Hetimeve të SHBA (FBI) njoftoi me se virusi u përhap pasi doli nga një laborator kinez, transmeton Fol Drejt.