Nëse infektohesh me Omicron tani dhe ke kryer tre doza vaksine, simptomat që shfaq virusi janë shumë më të lehta edhe se ato të ftohjes së zakonshme, ka zbuluar një studim i ri, shkruan “Daily Mail”.
Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar studiuan 62,000 njerëz të vaksinuar gjatë shpërthimit të variantit Omicron.
Nga studimi rezultoi se personat që kishin kryer një dozë vaksine përforcuese, pra dozën e tretë, shfaqen simptoma për 4.4 ditë, krahasuar me 8.3 ditë tek personat që kishin bërë dy doza.
Tre injeksionet e vaksinës kundër koronavirusit gjithashtu e bënë Omicron që simptomat t’i zgjasin në kohë sa gjysma e ditëve në të cilat një person është i sëmurë kur ftohet zakonisht, e që zgjasin nga 7-10 ditë.
Gjetjet treguan se virusi Covid tashmë është bërë më pak virulent dhe se marrja e një doze përforcuese redukton në mënyrë drastike periudhën simptomatike./FolDrejt/