Çdo i 13-ti zviceran thekson se është i gatshëm të përdorë dhunën ndaj gruas në rast se kjo e fundit e mashtron. Në këtë rezultat ka ardhur një studim i Shkollës së Lartë të Cyrihut, ZHAW, me temë “burrëria toksike”.
Si burrat me prirje më të madhe të dhunës janë ato nga Shri Lanka (23.2 përqind), ndjekur më pas nga Maqedonia Veriore dhe Kosova me 21.2 dhe 19.1 përqind respektivisht.
Shumë më e vogël është përqindja kur bëhet fjalë për zviceranët 4.6 përqind, gjermanët 5.4 përqind dhe francezët 6.3 përqind.
Kur është fjala te muslimanët, sipas këtij studimi kontravers zviceran, që është shpërndarë me të madhe nga partia populliste e SVP, muslimanët janë më të dhunshëm (19.4 përqind), ndjekur më pas nga katolikët 7.1 përqind dhe protestantët 4.5 përqind. Te ateistët kjo është 4.8 përqind.
Por pavarësisht gjithë kësaj, është e lehtë e verifikueshme se përsëri sistemi familjar është më kompakt dhe kurorëzimi më jetëgjatë te vendet ballkanike (Maqedoni dhe Kosovë) sesa në Zvicër, ku çdo i dyti çift brenda dhjetë vitesh divorcohet./Foldrejt.com