Ekspozimi ndaj kimikateve të lëshuara nga sobat me dru mund të rrisë rrezikun e artritit, sugjeron një studim i ri.
Studiuesit kanë zbuluar se një grup kimikatesh të prodhuara nga djegia e drurit, lëndëve djegëse fosile ose pjekjes së mishit dhe ushqimeve të tjera është “i lidhur fort” me zhvillimin e artritit reumatoid, raportoi gazeta britanike “The Times”, përcjell Fol Drejt.
Hidrokarburet aromatike policiklike (PAHs) duket se ndikojnë kryesisht në rrezikun e zhvillimit të sëmundjes në pirjen e duhanit, thanë ata./FolDrejt/