Dizajneri i modës, Uzun Vitaliy, i cili dizejnoi shiste veshje për femra para luftës, aktualisht po punon me punonjëset e tij për të prodhuar mijëra jelekë antiplumb për ushtarët ukrainas.
Studioja e stilistit ukrainas së fundmi ka qenë e zënë me qepjen e rrobave për ushtrinë ukrainase, e cila po mbron vendin e saj nga sulmet ruse, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Dizajneri i modës, Uzun Vitaliy, i cili dizejnoi shiste veshje për femra para luftës, aktualisht po punon me punonjëset e tij për të prodhuar mijëra jelekë antiplumb për ushtarët ukrainas.
“Para luftës, kam qepur ekskluzivisht veshje të stilistëve për burra dhe gra, nga fustanet deri te xhaketat dhe palltot. Por, pasi filloi situata e padëshiruar në vend, gjendja e jashtëzakonshme, lufta, më duhej të përshtatesha shpejt dhe të ofroja të gjitha llojet e ndihmës për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, tha Vitaliy për AA.
Studioja e modës fillimisht filloi qepjen e të brendshmeve termike dhe më vonë bënë jelek antiplumb.
Me shtimin e makinerive të reja që mund të trajtonin materiale të rënda, ata shpejt filluan të prodhonin atë që u duhej ushtarëve.
“Në këtë fazë, ne kemi prodhuar dhe dorëzuar rreth 2.500 copë jelekë. Prodhimi po rritet çdo ditë. Ne planifikojmë të dorëzojmë 1.500 deri në 2.000 copë të tjera deri në fund të javës së ardhshme”, tha stilisti.
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila filloi me sulmin rus më 24 shkurt, shkaktoi reagim të ashpër ndërkombëtar dhe çoi në sanksione financiare kundër Moskës ndërsa inkurajoi largimin e kompanive globale nga Rusia.
Sipas OKB-së, të paktën 1.232 civilë janë vrarë dhe 1.935 janë plagosur që nga fillimi i luftës më 24 shkurt ndërsa numri aktual mendohet të jetë shumë më i lartë.
Më shumë se 4 milionë ukrainas kanë ikur në vendet fqinje dhe miliona janë zhvendosur brenda vendit, thotë Agjencia e OKB-së për Refugjatët./FolDrejt/