Ai tha se Kurti e meriton mbështetjen në këtë përballje.
“Kam takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Athinë muajin e kaluar. Ai meriton mbështetje në konfrontimin e tij aktual me Serbinë” – ka shkruar Fukuyama.
Ai njihet për librin e tij “Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit”, por gjithashtu edhe për librin “Shtet-Ndërtimi” ku trajton problemet e vendeve në zhvillim me administratën publike, të cilën e quan “vrima e zezë”.
Këto deklarime të tij vijnë pas tensionimeve të situatës në dy pikat kufitare në veriun e vendit gjatë së dielës.