Autoritetet në të gjithë SHBA-në janë në gatishmëri, pasi një stuhi e madhe ka sjell erëra, akull e dëborë në shumë zona që rrallë shohin kushte të tilla.
Në Teksas, një rritje e kërkesës për energji elektrike ka çuar në ndërprerje të përhapura të energjisë. Shteti po përgatitet për një stuhi tjetër të akullt të martën.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) tha se më shumë se 150 milion amerikanë tani ishin nën paralajmërimet e stuhisë së dimrit.
Kentucky, Misisipi, Alabama dhe Oklahoma janë ndër shtetet e prekura.
Shteti veri-perëndimor i Oregon gjithashtu ka parë një mot të rëndë.