Të paktën 38 persona humbën jetën në një stuhi të fortë dimri që goditi SHBA-në dhe Kanadanë.
Zyrtarët njoftuan se 34 persona u vranë në të gjithë SHBA-në dhe më i godituri ishte qyteti Buffalo në shtetin e Nju Jorkut, ku humbën jetën 12 persona, raportoi sot BBC, transmeton Fol Drejt.
Katër persona humbën jetën në Kanada kur një autobus u përmbys në një rrugë me akull pranë qytetit Merritt, në provincën perëndimore të British Columbia.