Stuhia Larisa shkaktoi probleme të mëdha në Britaninë e Madhe, shumë shoferë mbetën të bllokuar në autostrada, dhe shumë aeroporte u mbyllën.
Yorkshire dhe North Wales janë më të rrezikuarat, dhe disa pemë të rrëzuara bllokuan rrugët midis Mançesterit dhe Sheffield-it, gjë që ndikoi edhe në trafikun hekurudhor, raporton Sky News, përcjell Fol Drejt.
Zyra e Meteorologjisë tha se moti më i keq pritej sot në Uellsin veriperëndimor dhe Anglinë veriore, me rrebesh prej rreth 80 km/h./FolDrejt/