Për shkak të motit të stuhishëm dhe reshjeve të mëdha në Itali, një alarm i kuq i motit është ndezur në zonën e Lombardisë, ndërsa një alarm portokalli moti është ndezur në provincat Friuli-Julia, Liguria, Bolzano, si dhe një pjesë e Piemonte, Toskana dhe Veneto.
Në Xhenova, në një orë ranë 80 milimetra shi për metër katror, gjë që shkaktoi përmbytje në të gjithë qytetin dhe probleme trafiku dhe ndërprerje në hekurudhën Torino-Xhenova, njofton Republika, përcjell Fol Drejt.
Provinca e Ligurias gjithashtu është goditur nga një stuhi e fortë mbrëmjen e djeshme./FolDrejt/