Stuhia “Andrea” pritet të godasë sot Shkupin, duke sjellë reshje intensive shiu prej 50 deri 80 milimetra në metër katror.
Ndërkohë është mbledhur në një takim urgjent Qendra e Krizave, e drejtuar nga Dushko Veskovski, drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
“Apelojmë për lëvizje me kujdes afër rrjedhave të ujit dhe kanaleve të thata, në pjesët e skajshme perëndimore, jugperëndim dhe veriperëndim, ku ekziston mundësi për derdhje lokale dhe paraqitje e mundshme e rrëshqitjeve të dheut dhe erozionit, veçanërisht në aksin rrugor Mavrovë-Dibër-Strugë. Krahas këtyre rajoneve, vëmendje të veçantë mundësi të shfaqen derdhje lokale duhet t’iu kushtohet grykave rreth malit Kozhuv dhe zonës Gjevgjeli-Vallandovë”, thotë Drejtoria.