Mësohet se 90 persona në qendër të qytetit u përballën me rrezik të asfiksisë dhe shumica prej tyre janë shtruar në spital.
Një stuhi rëre që përfshiu disa rajone në Irak, bëri që dhjetëra njerëz në qytetin e Kirkukut të përfundojnë në spital për shkak të vështirësimit të frymëmarrjes, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë me shkrim nga Spitali Shtetëror i Kirkukut thuhet se dhjetëra persona janë prekur nga stuhia e fortë e rërës në qytet, duke u rrezikuar me gulçim dhe mbytje.
Mësohet se 90 persona në qendër të qytetit u përballën me rrezik të asfiksisë dhe shumica prej tyre janë shtruar në spital.
Siç njoftohet, shumë nga këta persona janë liruar pas ndërhyrjeve mjekësore./FolDrejt/