Iraku këtë të mërkurë është mbuluar nga një stuhi pluhuri, , duke bllokuar përkohësisht fluturimet në aeroportet e Bagdadit dhe Najafit, pasi fenomeni i motit po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ajri në Bagdad ishte i trashë me një shtresë të rëndë pluhuri gri dhe portokalli, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se reja e pluhurit pritet që të hiqet të enjten.
Fluturimet u pezulluan në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit për shkak të dukshmërisë së dobët. Aeroporti që i shërben qytetit të shenjtë shiit të Najafit në jug gjithashtu lëshoi një deklaratë duke njoftuar se fluturimet ishin ndalur.
Dy stuhi pluhuri goditën vendin më herët në prill, duke lënë dhjetëra të shtruar në spital me probleme të frymëmarrjes dhe duke bllokuar përkohësisht fluturimet në një numër aeroportesh.
“Pluhuri po prek të gjithë vendin, por veçanërisht rajonet qendrore dhe jugore,” ka thënë Amer al-Jabri, një zyrtar në zyrën meteorologjike të Irakut.
Iraku është veçanërisht i prekshëm ndaj ndryshimeve klimatike, duke qenë tashmë dëshmitar i reshjeve rekord të ulëta dhe temperaturave të larta në vitet e fundit.
Ekspertët kanë thënë se këta faktorë kërcënojnë fatkeqësi sociale dhe ekonomike në vendin e plagosur nga lufta.