Sipas New York Times stuhi të forta kanë goditur Michiganin jugor dhe Ohajon veriperëndimore, duke lënë të vdekur dy persona, shkruan Fol Drejt.
“Stuhi të forta goditën Michiganin jugor dhe Ohajon veriperëndimore, duke lënë më shumë se 680,000 njerëz pa energji elektrike dhe duke vrarë dy persona, duke përfshirë një vajzë 14-vjeçare, e cila u godit nga rryma nga një linjë elektrike e rrëzuar, thanë autoritetet” – shkruan NYT.
Në Toledo, Ohio, një grua u vra nga një pemë që u rrëzua gjatë stuhisë, tha në një deklaratë Sterling Rahe, zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.
Gruaja, e cila nuk u identifikua nga autoritetet, u gjet e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj, ku kishte rënë pema, tha zoti Rahe.
Këto stuhi të forta lan pasoja, nërsa prej tyre pësoi edhe një 14 vjeçare. Vajza, e cila gjithashtu nuk u identifikua nga autoritetet, kishte qenë duke ecur me një shoqe në oborrin e shtëpisë së saj në Monroe, Mich, rreth 40 milje në jugperëndim të Detroitit, kur mendoi se ndjeu një erë zjarri dhe mori një shkop, pa e ditur se ishte një linjë elektrike e ngarkuar, tha në një deklaratë Departamenti i Sigurisë Publike Monroe. Ajo u gjet e vdekur nga ekipet e shpëtimit./FolDrejt/