Futbollisti i njohur uruguaian, Luis Suarez nuk luajti në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, por tërhoqi vëmendjen me një lëvizje të thjeshtë.
Suarez dikur tërhiqte vëmendjen për sjellët josportive brenda dhe jashtë fushës, por këtë herë ai tregoi respekt të madh për Manchester Cityn.
Atletico Madridi i tij u mposht me rezultat minimal 0:1 në Etihad në ndeshjen e parë, kështu që ai ka një shans real në ndeshjen e kthimit në stadiumin e tij, ku edhe mund të luajë.
Me të mbërritur në stadium, uruguaiani u gjend papritur mbi stemën e madhe të Manchester Cityt.
Kur ka parë stemën është kujdesur që të mos shkelë mbi të dhe kështu ka tërhequr shumë vëmendjen.
UEFA e uroi Luis Suarez për respektin e tij ndaj rivalit dhe shumë tifozë u kënaqën.