Juventus po vazhdon me shpejtësi në frontin për të nënshkruar me Luis Suarez dhe kontaktet midis dy palëve po vazhdojnë, pasi deri më tani duket se është gjetur një marrëveshje ekonomike në mes Juves dhe lojtarit.
Tani mbetet vetëm të shihet se si zhvillohen negociatat mes lojtarit dhe Barcelonës, raporton Sky Italia.
Megjithatë, Juve po punon shumë (më shumë se kurrë në orët e kaluara) për Suarez.