Që nga fillimi i konfliktit midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), më shumë se 3,000 njerëz janë vrarë, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë i Sudanit, Haysam Muhammad Ibrahim.
Ai shtoi për El Hadat TV se të paktën 6,000 njerëz u plagosën në përleshjet, raporton TASS.
Më parë u raportua se si rezultat i konfliktit midis ushtrisë sudaneze dhe RSF, i cili shpërtheu më 15 prill, më shumë se dy milionë njerëz u zhvendosën./FolDrejt/