Shpërthime të rënda dhe të shtëna armësh tronditën pjesë të kryeqytetit të Sudanit, Khartoum, dhe qytetit të tij binjak të Omdurman, herët këtë mëngjes, thanë banorët e dy qyteteve, pavarësisht zgjatjes së armëpushimit.
Përshkallëzimi erdhi disa orë pasi shefi i ushtrisë gjeneral Abdel-Fatah Burhan dhe Forca e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), e udhëhequr nga gjenerali Mohamed Hamdan Dagal, pranuan një zgjatje prej 72 orësh të armëpushimit, me sa duket për të lejuar qeveritë e huaja të përfundonin evakuimin e shtetasve të tyre, raporton AP.
Armëpushimet e shkurtra të përsëritura nuk i kanë ndalur luftimet, por kanë lejuar dhjetëra mijëra sudanezë të ikin në zona më të sigurta dhe që vendet e huaja të evakuojnë mijëra qytetarë të tyre nga toka, ajri dhe deti, transmeton Fol Drejt.