Në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, u dëgjuan të shtëna të forta sot ndërsa shpërthyen përleshjet midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF), dhe përleshje shpërthyen edhe në qytetin verior të Sudanit, Merowe, raportoi Reuters.
Një dëshmitar i tha Reuters se të shtënat me armë u dëgjuan pranë selisë së ushtrisë sudaneze dhe Ministrisë së Mbrojtjes në qendër të Khartoum.
Një reporter i Reuters tha se kolona tymi po dilnin nga vende të ndryshme të qytetit dhe se ushtarët ishin vendosur në rrugë./FolDrejt/