Suedia do të heqë pothuajse të gjitha masat kundër Covid në 9 shkurt: do të zhduken kufijtë e orarit për bare dhe restorante; kufiri për numrin e pjesëmarrësve në evente; çertifikata e vaksinimit dhe rekomandimi për mbajtjen e maskave në transportin publik.
Kryeministrja e vendit Anderson u shpreh para gazetarëve se pandemia nuk ka përfunduar por po fillon një fazë e re. Ajo shtoi se informacionet rreth Omikron janë të shumta dhe të përditësuara, dhe studimet tregojnë se ky variant shkakton sëmundje më pak të rënda.
Por do të mbetet ende në fuqi rekomandimi për të qëndruar në shtëpi nëse ka simptoma të Covid-19 dhe kontrollet e rrepta në kufi për personat që vijnë nga jashtë. Personave të pavaksinuar iu këshillohet që të shmangin grumbullimet. Rikthimi në punë, në zyra, do të fillojë gradualisht, si dhe hapja e shkollave të mesme dhe universiteteve.
Mujin e fundit në Suedi, përballë një rekordi infektimesh, shtrimet në spitale nuk krijuan vështirësi për personelin shëndetësor.
Më shumë se 83% e personave mbi 12 vjeç ka marrë dy doza vaksine, dhe pothuajse 50% ka marrë dozën e tretë./abcnews.al