Shefi i epidemiologëve më simpatik të botës, suedezi Anders Tegnell, ka paralajmëruar për vendimet karantinuese të shteteve tjera. Sipas tij duhet të shmangen masat e rënda karantinuese, pasi ata nuk mund të respektohen për një kohë të gjatë.
“Njerëzit mund t’u përmbahen vetëm një kohë të shkurtër masave të rënda shtrënguese,” thotë Tegnell, informon foldrejt.com nga media gjermane Die Welt. “Ne nuk duhet të fillojmë shumë shpejt me masat dhe as nuk duhet të presim një kohë të gjatë.”
Suedia është ndër shtetet e vetme botërore ku nuk detyrohet të mbahet maska dhe që në jetën e përditshme të Stokholmit, jetesa vijon në mënyrë normale.
Lufta kundër pandemisë është një maratonë dhe jo një sprint, thonë suedezët.
Prej ligjeve të fundit suedeze është kufizimi i klubeve të natës dhe moskarantinimi i pleqve mbi 70 vjet. Karantinimi vetëm se mund të sjell depresionin.
Gjithsesi, shtetet tjera nuk duhet të luajnë me rregullat e lojës suedeze kundër Covid19, pasi mentalitet tjetër kanë shtetet tjera – por gjithashtu, as mos bëhemi pjesë e imitimit të verbër të shteteve tjera./Foldrejt.com