Prodhuesi i pajisjeve të telekomunikacionit Ericsson planifikon të pushojë nga puna rreth 1400 punëtorë në Suedi si pjesë e një plani më të gjerë për të ulur kostot globalisht, shkrun Klix, përcjell Fol Drejt.
Kompania njoftoi më parë planet për të ulur kostot me nëntë miliardë korona (880 milionë dollarë) deri në fund të vitit 2023 pasi kërkesa po ngadalësohet në disa tregje, përfshirë Amerikën e Veriut.
Largimet e mëtejshme, që prekin disa mijëra punëtorë në vende të tjera, ka të ngjarë të njoftohen në ditët në vijim, thanë dy burime për Reuters.
Ericsson bëri shkurtime të thella për herë të fundit në vitin 2017, kur pushoi nga puna mijëra punonjës dhe u fokusua në kërkime për të nxjerrë kompaninë nga humbjet.
Kompania ka negociuar me sindikatat e saj të punonjësve suedezë për muaj se si të trajtojë pushimet nga puna.
Është arritur një marrëveshje me sindikatat suedeze se si të menaxhohet reduktimi i numrit të punonjësve, tha zëdhënësi, duke shtuar se kompania synon të bëjë shkurtimet përmes një programi vullnetar. /FolDrejt/