Nooshi Dadgostar ka bërë të ditur se nuk e miraton këtë veprim të deputetëve nga partia e saj dhe se ajo vetë nuk do të ndërmarrë një veprim të tillë.
Liderja e Partisë së Majtë në Suedi, Nooshi Dadgostar, theksoi se nuk e miraton që deputetët nga partia e saj të pozojnë me copat e leckave që simbolizojnë organizatën terroriste PKK, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Dadgostar bëri një deklaratë lidhur me deputetët e Partisë së Majtë, Daniel Riazat, Momodou Malcom Jallow dhe Lorena Delgado Varas, të cilët më 7 korrik në qytetin Visby pozuan për gazetën Aftonbladet me copa leckash që simbolizojnë organizatën terroriste PKK dhe më pas bënë postime në median sociale.
Nooshi Dadgostar ka bërë të ditur se nuk e miraton këtë veprim të deputetëve nga partia e saj dhe se ajo vetë nuk do të ndërmarrë një veprim të tillë.
– Kryeministrja dënoi pozimin e deputetëve të Partisë së Majtë me flamurin e PKK-së
Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, e dënoi pozimin e deputetëve të Partisë së Majtë me simbolet e organizatës terroriste PKK.
Në një intervistë për agjencinë zyrtare TT, Andersson deklaroi: “PKK ndodhet në listën e organizatave terroriste jo vetëm në Suedi, por edhe në atë të vendeve të Bashkimit Evropian. Pozimi me këtë flamur është jashtëzakonisht e papërshtatshëm”.
Edhe ministri i drejtësisë dhe punëve të brendshme, Morgan Johansson, në një deklaratë nga llogaria e tij Twitter, vuri theksin se PKK-ja ka në duart e saj gjakun e shumë të pafajshmëve dhe tha se “PKK-ja është njohur si organizatë terroriste nga qeveria Olof Palme në vitin 1984”.
Duke i cilësuar “të papranueshme” pamjet e deputetëve të Partisë së Majtë, Johansson i bëri thirrje partisë që të lë aktivitetet e PKK-së./FolDrejt/