Autoritetet suedeze dhe daneze po hetojnë se si ndodhën katër rrjedhjet pasi tubacionet e naftës që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë përmes Detit Baltik u dëmtuan në fillim të javës së kaluar.
Kryeministri rus Mikhail Mishustin i dërgoi një letër qeverisë suedeze në të cilën kërkonte që autoritetet ruse të luajnë një rol në hetimin e shpërthimeve që dëmtuan gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme suedeze.
Hetuesit suedezë kanë gjetur prova të shpërthimeve dhe prokurorët dyshojnë për sabotim, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.