Parlamenti suedez ka miratuar amendamentin kushtetues me të cilin ashpërsohen ligjet kundër terrorizmit dhe që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2023.
Në votimin e zhvilluar në parlament, 270 deputetë votuan “pro”, ndërsa 37 ishin “kundër”. 42 pjesëtarë nuk morën pjesë në miratimin e amendamentit, i cili u kundërshtua nga Partia e Majtë dhe Partia e Gjelbër, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në amendamentin kushtetues thuhet se liria e organizimit dhe leja për protestë për grupet e përfshira në terrorizëm kufizohen, ndërsa hapet po ashtu rruga për miratimin e ligjeve të reja.
Amendamenti parasheh që personat që publikojnë informacione që dëmtojnë marrëdhëniet e Suedisë me një shtet apo organizatë tjetër ndërkombëtare mund të hetohen nga Agjencia Suedeze e Inteligjencës dhe të dënohen me 4 vjet burg.
Duke u prononcuar për mediat suedeze, ekspertët komentuan se amendamenti i ri kushtetues hap rrugën për procedura më të lehta penale kundër anëtarëve të organizatës terroriste PKK/YPG.
Amendamenti kushtetues do të hyjë në fuqi më 1 janar 2023./FolDrejt/