Tre persona u plagosën të dielën në Norrkoping, në jugperëndim të Stokholmit, në përleshje të ashpra midis policisë dhe protestuesve që protestonin ndaj planeve të partisë së ekstremit të djathtë për të djegur publikisht Kuranin, tha policia suedeze.
“Policia gjuajti të shtëna paralajmëruese. Tre persona me shumë gjasa u plagosën dhe kërkuan ndihmë mjekësore,” tha policia./FolDrejt/