BE-ja është e përgatitur për një luftë të gjatë dhe do të mbështesë Kievin për aq kohë sa duhet, tha ministri i jashtëm suedez, Tobias Billstrom, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për të na përçarë, uniteti brenda BE-së dhe përtej Atlantikut ka qenë i fortë. BE-ja është e përgatitur për një luftë të gjatë dhe do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Ukrainës me mbështetje politike, ekonomike, ushtarake dhe humanitare për aq kohë sa të duhet”, tha Billstrom në një konferencë shtypi.
Ai shtoi se BE do të vazhdojë të punojë për më shumë sanksione kundër Moskës.
Në dhjetor, blloku miratoi paketën e nëntë të masave që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022. /FolDrejt/