Suedia dhe Turqia do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë në Bruksel, para samitit të Aleancës në Vilnius më 11 dhe 12 korrik, për anëtarësimin e mundshëm të Suedisë në NATO, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg.
“Ministrat e Jashtëm, krerët e shërbimeve të inteligjencës dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare do të marrin pjesë në këtë takim. Qëllimi është të arrihet përparim në përfundimin e procesit të pranimit të Suedisë në NATO”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Vilnius, raporton Reuters.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha dje në një bisedë telefonike me Stoltenberg se ndryshimet në ligjin për terrorizmin në Suedi janë “të kota”, përderisa Partia e Punëtorëve të Kurdistanit organizon lirisht protesta në atë vend, përcjell Fol Drejt.